Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.
Rastet e vdekjeve janë shënuar në tri qytete të ndryshme të Kosovës, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
“Janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.