Sot është publikuar Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2020.
Në këtë raport qindra faqesh, theksohet se Kosova në vitin e fundit ka shënuar pak progres në luftën kundër korrupsionit, transmeton Klan Kosova.
“Kosova është në fazë të hershme/ka pasë disa përgatitje në luftën kundër korrupsionit. Në periudhë raportuese, ka pasë progres të kufizuar, përfshirë hetimin dhe ndjekjen e çështjeve penale të nivelit të lartë, konfiskimin e pasurive si dhe trajtimi i rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë (krimit të organizuar)”, thuhet në raport.
“Rezultate e arritura nga prokuroria dhe gjykatat mbeten në performancë të ulët dhe që konfiskimi i aseteve mbetet poashtu në nivel të ulët”.
Në raport në këtë aspekt theksohen tre gjëra që Kosova duhet t’i bëjë në vijim.
– Forcimi i efikasitetit të konfiskimit si dhe krijimi i një fondi të konfiskimit që do të përmirësonte procesin e shitjes së aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara.
– Të miratohet rishikimi i Kodit të Procedurës Penale që përfshin pezullimin e zyrtarëve publikë që paditen për vepra penale në lidhje me korrupsionin.
– Të sigurohen raporte financiare dhe raportet e zbulimit të fushatave të partive politike dhe të zbatohen sanksione në rastet kur ka shkelje.
– Ndryshimi i kornizës ligjore për partitë politike dhe financimin e fushatës në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias.