Cakaj pret deputetët e Luginës: Bashkërisht për ta mbështetur dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim, në Tiranë, deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar Shaip Kamberin, Nadije Beqirin dhe Armend Bajramin.

Në një reagim në Facebook lidhur me takimin, Cakaj u shpreh se mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë, sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme në përpjekjen për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

“Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht – së shpejti me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën.”- përfundoi reagimin e tij Ministri në detyrë Cakaj.