Dy persona kanë humbur jetën dhe 61 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Vetëm në komunën e Prishtinës janë raportuar 19 raste të reja, derisa në komunat tjera ka pasur numër me të vogël të rasteve.
Këto janë rastet nëpër komuna:
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë.