Janë ndarë çmimet në kuadër të ciklit të trajnimeve organizuar nga Instituti “RIINVEST”, pjesë e projektit “Kontributi në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga BIRN dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Çmimet janë ndarë pas një trajnimi gjashtëmujor të një numri të madh gazetarësh, kryesisht nga fusha e gazetarisë ekonomike, të mediave të ndryshme në Kosovë.
Çmimin e parë në këtë garë e ka fituar gazetarja ekonomisë në gazetën “Epoka e re”, Albulena Mavraj me temën me titull “Ekspertët e ekonomisë nuk e shohin zgjidhje afatgjatë për ekonominë tërheqjen e mjeteve nga Trusti”.
Çmimin e dytë e ka fituar Albiona Hajdari me temën me titull “Papunësia dhe jo-aktiviteti i të rinjve në Kosovë”.
Kurse çmimin e tretë në ketë cikël të trajnimeve e ka fituar Lulzim Ahmeti me temën më titull “COVID-19 dëmtoi ekonominë, e vështirësoi punën e bizneseve”.
Ndryshe, që të tre fituesit janë ish-studentë të Degës së Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.