Atë që e deklaroi ditë më parë, e konkretizoi sot. Besa Shahini është larguar nga detyra e Ministres së Arsimit rreth 7 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Gjatë një takimi në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama, Shahini tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me pasardhësen e saj, pavarësisht se do t’i përkushtohet familjes në Kosovë.
Shahini u largua nga posti ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor.
“Vlerësoj shumë gjithçka që ke bërë”– tha midis të tjerash kryeministri Rama, duke shprehur keqardhjen për largimin.
“Njoftova që e kam të vështirë të vazhdon një mandat tjetër larg familjes. Unë dua ta shoh Shqipërinë të ecë përpara”, tha zonja Shahini.
Postin e Ministres së Arsimit do ta marrë Evis Kushi.
“Është angazhim shumë i lartë që të jem Ministre e Arsimit pas 7 vitesh angazhim politik”, tha ajo.