Shtatë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, transmeton Gazeta Sinjali.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 raste të vdekjes.