Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për licencimin edhe të 11 laboratorëve privatë për kryerjen e analizave të COVID-19.
Sipas njoftimit, të gjithë laboratorët do të kryejnë vetëm analiza serelogjike.
Deri më tash, Ministria e Shëndetësisë ka licencuar 101 laboratorë për analiza të COVID-19, por vetëm dy prej tyre kryejnë analiza PCR, që llogariten më të saktat dhe të cilat kryhen vetëm edhe në Institutin e Shëndetësisë Publike.