Nëntëmbëdhjetë shtete evropiane kanë tejkaluar pragun më të lartë të deritanishëm me rastet e reja të të infektuarve me koronavirus, teksa shifrat e raportuara nga Spanja kanë nxitur shqetësim të veçantë për autoritetet.
Të dhënat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve kanë treguar se këto vende kanë shënuar 14 ditë me rritje të vazhdueshme të numrit të infeksioneve me nga më shumë 20 raste për 100.000 banorë, që konsiderohet nivel i hershëm alarmues nga ekspertët shëndetësorë.
Spanja dhe Luksemburgu kanë raportuar më shumë se 100 raste të reja për 100.000 banorë gjatë dy javëve të fundit, teksa Malta ka evidentuar mbi 80, Belgjika më se 60 dhe Franca e Holanda nga më shumë se 40. Ndërkaq Mbretëria e Bashkuar, 20.7 raste për 100.000 banorë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë raportuar gjithsej 1833 të infektuar të rinj, duke e çuar në 32.329 totalin shtatëditor të rasteve. Për këtë arsye rajonet spanjolle kanë zbatuar kufizime të reja për frenimin e virusit, duke përfshirë mbylljen e klubeve të natës, si dhe detyrimin e mbylljes së kafeneve dhe restoranteve para orës 1 të mesnatës.
Ndërkaq rajoni verior i Baskisë ka shpallur të hënën emergjencë shëndetësore, duke i lejuar zyrtarët që të zbatojnë kufizime të reja shkaku i rrezikut prej një “cunami” infeksionesh.