44 pacientë duke u trajtuar për koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë, 6 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 44 pacientë për koronavirus, 6 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 28 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Në përgjigjen e Spitalit të Vushtrrisë për Gazetën Sinjali thuhet se 37 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Po ashtu 7 persona që janë duke u trajtuar në spital ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor.

Në përgjigjen e tyre thuhet se 8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me koronavirus.