Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë i cili dyshohet të ketë marrëdhënie seksuale me dy vajza të mitura
Rasti dyshohet se ka ndodhur rreth një javë më parë dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa dy viktimat, janë dërguar në ekzaminim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datën 11.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat do të dërgohen në ekzaminim mjekësor.