Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar ekzekutimin e pagesave të masës 15 të Pakos Emergjente për 27572 familje.
Ajo ka njoftuar se mjetet mund të tërhiqen nga e mërkura.
Postimi i plotë i Bajramit:
Ekzekutimi i transferit per pagesen e mases 15 te pakos emergjente fiskale per 27,572 familje
Ministria e Financave njofton se Thesari sapo ka urdheruar transferin per pagesen e 27,572 familjet perfituese te mases 15, per muajin Maj dhe Qershor njekohesisht, duke perfunduar ne kete menyre ekzekutimin e plote te mases 15, ndersa ankesat eventuale do te trajtohen me prioritet nga organi kompetent.
Tërheqja e mjeteve mund te behet nga data 12 Gusht (E mekure), për shkak te aspekteve operacionale ashtu qe mjetet te tërhiqen neper zyra postare sa me afer vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu ne respektim te udhezimeve te institucioneve shendetesore.