Në Spitalin e Pejës 12 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 12 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 32 tjerë në oksigjenoterapi, është njoftuar në raportin e Spitalit.

Në këtë spital po trajtohen 61 pacientë me COVID-19.

Nga personeli shëndetësorë janë të infektuar gjashtë mjekë, 15 infermierë e tre punëtorë.