Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë të dielen në ceremoninë përkujtimore për Enver Zymberin, zyrtarin e lartë policor që u vra nëntë vjet më parë.
Sipas tij, Zymberi vdiq në mbrojtje të integritetit territorial të Kosoëvs.
“Sot bëjmë nderimin më të lartë shtetëror për heroin e kombit Enver Zymberi, i cili dha jetën në mbrojtje të integritetit territorial të Republikës së Kosovës. 25 korriku i vitit 2011 shënon ditën e bashkimit të Kosovës ku njësitë tona speciale bënë veprimin më të duhur të mundshëm, veprimin kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial të vendit për të vu në kontroll gjithë territorin e shtetit tonë, andaj sot të gjithë jemi të bashkuar për të kujtuar këtë veprim kushtetues e ligjor”, ka thënë Thaçi.