Hoti: Nuk ka dialog teknik, por vetëm dialog për njohje reciproke

Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia nuk janë duke zhvilluar dialog teknik në Bruksel.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij, në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia nuk janë duke zhvilluar dialog teknik.

Sipas Hotit, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar dialog vetëm për marrëveshjen finale dhe njohjen reciproke.

Postimi i plotë i Hotit:

Nuk ka dialog teknik.

Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.