Dua Lipa e kishte bërë tatuazhin e veçantë.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ani pse nuk jeton në Kosovë është e lidhur me vendin e saj dhe fansat që ka këtu, shkruan lajmi.net.
Ajo madje e ka realizuar edhe një tatuazh të veçantë i cili do t’ia kujtojë përherë Kosovën, saktësisht Prishtinën.
Në krahun e saj ajo ka të shkuar, “Sunny Hill”, që do të thotë “Kodra e Diellit”, lagje në Prishtinë.
Këtë tatuazh ajo i ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje të Prishtinës. Madje në këtë emër ekziston fondacioni “Sunny Hill”, dhe koncerti që është mbajtur dy herë në Kosovë.