Kurtishaj: Transporti rrugor në Kosovë rrezikon falimentimin

Pandemia Covid19, ka goditur shumicën e sektorëve në Kosovë, njëri ndër sektorët që ka pësuar goditje është edhe ai transportit rrugor. Për të dal nga kriza që e ka kapluar këtë sektor nevojitet përkrahje emergjente në format ë ndryshme.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se nga pandemia Covid19, në botë dhe në Kosovë janë humbur shumë vende të punës dhe kjo do të ketë pasoja të rënda për të gjithë.

“Sot në botë kanë humbur vendet e punës, miliona njerëz. Sektori transportit rrugor në Kosovë është njëri ndër sektorët më të dëmtuar nga pandemia Covid19, flasim për mbi 10 mijë persona të punësuar , për dy mijë autobus që janë ende jashtë funksionit, po flasim për shumë biznese që janë rrezikuar. Ne kemi kërkuar përkrahje nga qeveria që në forma të ndryshme, në të kundërtën në rrezikojmë qe 500 biznese rrezikojnë falimentimin”, tha ai në emisionin “Subvencion në RTK.

Ruzhdi Kurtishaj, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Turizmit në Kosovës, bëri me dije se edhe paga prej 170 euro ende nuk u ka dalë shumë punëtorëve të transportit rrugor.

“Kemi rastin e Spanjës që mbështeti transportin rrugor,m nëse neve nuk kam beshtet direkt qeveria e Kosovës në subvencionim, atëherë është e pashmangshme falimentimi”, tha ai.

Sipas tij diaspora është ajo që i ka dhënë shtytje Kosovës në zhvillim dhe mbajtje të Kosovës.