Pas kthimit në Kosovë, kjo befasi e priti Erën në shtëpi

Festa për ditëlindjen e Erës nuk ka përfunduar edhe pas kthimit në shtëpi.

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi ditë më parë festoi ditëlindjen e 26-të, kësaj radhe jashtë Kosovës, shkruan lajmi.net.

Por, me t’u rikthyer në shtëpi, atë e priti befasia më e këndshme nga familja dhe festa vazhdoi deri në orët e vona.

Shtëpia ishte dekoruar brenda dhe jashtë, ndërsa nuk mungonte torta për Erën si dhe ishin ftuar miqtë më të mirë të tyre.

“Erdha në shtëpi dhe gjeta këtë”, kishte shkruar Era pranë fotografive që ndau me ndjekësit, ku shihet e veshur bardhë e zi.

Era Istrefi para pak ditësh solli pamje nga studio muzikore, duke konfirmuar se po punon për projektet e reja.