Ministri Zemaj e drejtori Ramadani arrijnë në Infektivë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kanë arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), respektivisht në Klinikën Infektive.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar për media, rreth situatës së krijuar atje.

Kujtojmë se, në 24 orët e fundit, në QKUK kanë vdekur 12 persona të infektuar me koronavirus.