Osmani takon ambasadorët e Quint’it dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të Quint’it dhe Shefen e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Osmani ka shkruar në Twitter se ka pasur një takim produktiv me ambasadorët dhe ka falenderuar të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Kisha një takim produktiv me ambasadorët e Quint’it dhe Nataliya Apostolovën për të diskutuar zhvillimet e fundit politike. I falenderova të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tonë dhe për të gjitha institucionet”, ka shkruar Osmani.