Ai konsiderohet si ndër aktorët më tërheqës në Turqi.
Aktori i famshëm turk i cili me disa role ka rrëmbyer edhe zemrat e shqiptarëve, Onur Tuna, nuk qenka i vetëm, shkruan lajmi.net.
Ai konsiderohet si ndër meshkujt më tërheqës në Turqi dhe ndiqet në rrjete sociale dhe jo vetëm nga një numër jo i vogël i vajzave.
Mirëpo ai nuk qenka vetëm, zemrën thuhet se ia ka marrë gazetarja e sportit, Yagmur Karabal.
Thashethemet kanë nisur pasi dyshja ka nisur pushimet së bashku dhe madje kanë pozuar në të njëjtin vend.
Asnjëri prej të dyve nuk ka preferuar të reagojë për lajmet, megjithatë Onur dhe Yagmur s’kanë mundur të fshihen dot më gjatë nga sytë e publikut.
Kujtojmë se ai është bërë i njohur për publikun shqiptar me rolet si “Alihani” në serialin “Molla e ndaluar” apo rolin e “Fermanit” në serialin “Doktori i mrekullive”.