Raka: Kur s’ka respektim të masave, shteti të reagojë


Mikorobiologu Lul Raka thotë se pas heqjes së masave kufizuese është pritur rritje e rasteve. Por sipas tij, javët e fundit, numri i të infektuarve ka kaluar parashikimet. 

Raka ka bërë thirrje që të merret seriozisht situata, përndryshe sipas tij do të ketë pasoja të mëdha.

“Faktori i parë është mosrespektimi i këshillave dhe udhëzimeve nga institucionet shëndetësore”, thotë Raka.

Por sipas tij, nëse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet, duhet të intervenojë shteti me monitorime dhe dënime.

“Duhet pasur lidership politik dhe shëndetësor. Kur nuk ka respektim duhet të veprojë shteti’, tha Raka i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Ai u ka bërë thirrje partive politike që të behn bashkë në luftën kundër Covid-19.

“Koha që partitë politike të bëhen bashkë, o sot o kurrë”, thotë Raka.

Sipas tij, qytetarët duhet të përfshihen dhe tu tregohet rreziku duke u treguar se virusi nuk është rren.

 “Covid-19 nuk është rren siç po thonë do ekspertë që i kanë quajtur publikisht mjekët vrasës”, tha Raka.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2.216 raste me COVID-19, prej të cilëve 1069 janë shëruar ndërsa 38 kanë vdekur.