Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se uji i pijshëm është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.
Kosova sot është përballur me reshje pa pushim, ndërkohë është thënë se ka rënë shi brenda 24 orëve, aq sa është dashur të bie brenda një muaji.
‘’Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije në Prishtinë, të bëra në laboratoret e Institutit Kombëtar të gjithë parametrat kimik dhe baktyeriologjik rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.’’, thuhet në komunikatë.
‘’Në bazë të parametrave të analizuar uji nga ujësjellësi është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm. Analiza e ujit bëhet çdo ditë në përputhshmëri me standardet e parapara me UA16/2012 dhe DËD 98/83/EC. Në kohën e pandemisë, monitorimi është sforcuar si nga ana e Qendrës për monitorim të ujit në IKSHPK ashtu edhe në monitorimin operativ në Kompanitë Rajonale të Ujit.’’, thuhet tutje.
‘’Ditëve të fundit kemi pasur reshje të shtuara në disa rajone të Kosovës dhe komunës së Prishtinës, është shkaktuar ngritje e nivelit të ujit në disa lumenj të Kosovës dhe liqej akumulues. Këto sasira nuk kanë shkaktuar vërshime (pos në disa fshatra të Komunës së Podujevës), por kanë ngritur nivelin e liqejve akumulues ku kanë përmirësuar furnizimin me ujë të rajonit të Prishtinës përmes KRU “Prishtina”. IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale. Situata epidemiologjike është në kontroll të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.’’, përfundon komunikata.