Abazi: Hoti po shkon në Uashington pa e ditur për çka

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri aktual i vendit, Avdullah Hoti, është “kryeministër kukull dhe servil” i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe i presidentit Hashim Thaçi.

“Ata janë duke shkuar në Uashington pa e ditur për çka po shkojnë”, ka thënë Abazi në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, duke iu referuar takimit të planifikuar në Uashington me Serbinë.

“Nuk shkohet në Shtëpinë e Bardhë brenda ditës pa e pasur një plan”, ka vlerësuar ai.

“Kompromisi i radhës, duke ia gërryer shtetësinë vendit. Deklaratat e tyre (LDK’së) nuk vlejnë as për pesë pare, sepse e kanë bishtin nën derë. Roli i kryeministrit servil është zero”, ka thënë Abazi.