Këtë të mërkurë infektimet nga koronavirusi në Shqipëri kanë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me ditën e djeshme.
Top Channel mëson se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 50 persona.
Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan 82 raste. Kjo është shifra më e lartë që vendi ynë ka regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një rikthim në karantinë nëse shifrat vijojnë me rritje.