Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka thënë se pozicioni zyrtar i Kosovës është që në këtë proces duhet të fillohet me liberalizim të vizave e të përmbyllet sa më shpejt me njohje reciproke mes dy shteteve.
“Kosova ka një të ardhme dhe alternativë të vetme që të jetë pjesë e familjes evropiane. Diskutuam edhe për angazhimet që do ti ketë Lajcak në çështjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë çdo përpjekje që çon drejt normalizimit të plotë mes Kosovës dhe Serbisë është e mirëseardhur. Unë dua të besoj qe do gjë kemi veprime konkrete dhe dobiprurëse për dy popujt nga ky angazhim. Pozicioni zyrtar i shtetit të Kosovës në këtë proces është që duhet të fillojë me liberalizimin e vizave dhe duhet të përmbyllet sa më shpejt qe është e mundur me një njohje reciproke”, ka thënë Thaçi në konferencën për media pas takimit.