Drita ka realizuar fitore mjaft të rëndësishme në udhëtim te Trepça ’89, duke e mposhtur me rezultat 0:2.
Kjo ishte fitorja e parë e gjilanasve pas 19 viteve në ‘Riza Lushta’.
Xhevdet Shabani (17’) realizoi një super gol për t’i dhënë epërsinë mysafirëve, derisa Kastriot Rexha (69’) i dha fund shpresave të vendasve për rezultat pozitiv.
‘Xehtarët’ e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Asare (81′) u ndëshkua me të kuq.
Drita rikthehet në krye të tabelës me 49 pikë, dy më shumë se ndjekësi më i afërt Prishtina. Trepça ’89 ndërkohë renditet e nënta në kuotën e 27 pikëve.