Autoriteti Civil i Aviacionit (ACC), ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me hapjen e aeroportit dhe rifillimin e fluturimeve.
Nga ky institucion thonë se në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse janë duke bërë vlerësimet dhe përgatitjet e duhura për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime ajrore.
Nga AAC thonë se po presin dritën jeshile nga IKSHPK për të proceduar me kërkesën drejt Qeverisë për hapjen e aeroportit.
“Pritet vlerësimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në lidhje me situatën aktuale shëndetësore me COVID-19 dhe në momentin e një rekomandimit pozitiv nga ky Institut, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës do t’i propozojnë për vendimmarrje Qeverisë hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime të rregullta”, thuhet në njoftim.