Një studim i ri ka treguar se thjesht ecja e moderuar për 30 minuta çdo ditë mund të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e përgjithshëm dhe mund të zgjat jetën.
Ky aktivitet i thjeshtë, i cili mund të bëhet në çdo moshë dhe nga çdo individ, ka treguar se ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit të keq.
Për më tepër, ecja ka efekt pozitiv në forcimin e muskujve dhe kockave, si dhe ndihmon në kontrollin e peshës trupore.
Studimet tregojnë se personat që janë aktivë fizikisht dhe bëjnë aktivitet të rregullt si ecja e përditshme, kanë jetëgjatësi më të gjatë dhe cilësi të lartë jete. Prandaj, një aktivitet i thjeshtë si ecja mund të jetë një nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive për të përmirësuar shëndetin dhe jetëgjatësinë.