Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

Lionel Messi, ka treguar se si dëshiron të kujtohet nga njerëzit, duke theksuar se për të rëndësi ka pasur gjithmonë lufta për të arritur qëllimet dhe ëndrrat.

“Dua të kujtohem si një sportist i madh, që gjithmonë ka luftuar për t’i arritur qëllimet dhe ëndrrat e tij”, është shprehur Messi.

Ai ka theksuar se jo gjithmonë ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por asnjëherë nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për t’i realizuar synimet e tij.

“Ndonjëherë ia dola të arrija atë që dëshiroja, ndonjëherë jo, por nuk ndalova kurrë së luftuari për t’i fituar të gjitha”, thuhet në mesazhin e yllit argjentinas.

Karriera e Messit është shoqëruar me suksese të shumta në nivel klubesh dhe me kombëtaren e Argjentinës, duke e bërë atë një nga emrat më të njohur në historinë e futbollit.