Ekspertët e shëndetit thonë se ecja është një mënyrë e lehtë për ta përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor, për ta forcuar gjendjen fizike dhe për të parandaluar sëmundjet. Mjekët thonë se njerëzit duhet të shtojnë edhe aktivitete të tjera në rutinat e tyre, duke përfshirë ushtrime, si ngritje të peshave dhe aktivitete që i mbajnë fleksibil, si joga apo zgjatje.
Ekspertët mjekësorë pajtohen se ecja është një mënyrë e lehtë për ta përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor, për ta forcuar gjendjen fizike dhe për t’i parandaluar sëmundjet.
Ndërsa nuk është i vetmi lloj ushtrimi që njerëzit duhet të bëjnë, ai është një hap i parë i madh drejt një jete të shëndetshme.
“Ju nuk keni nevojë për pajisje dhe nuk keni nevojë për anëtarësim në palestër”, thotë doktoresha Sarah Eby, një mjeke sportive në General Brigham. “Dhe përfitimet janë kaq të mëdha”.
Ecja mund të ndihmojë në përmbushjen e rekomandimit të kirurgut të përgjithshëm amerikan që të rriturit të kenë të paktën 2 orë aktivitet fizik me intensitet të mesëm çdo javë.
Kjo ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut, demencës, depresionit dhe shumë llojeve të kancerit.
Ecja gjithashtu përmirëson nivelin e sheqerit në gjak, është e mirë për shëndetin e eshtrave dhe mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të flini më mirë.
Një avantazh tjetër? Është një ushtrim që ushtron më pak presion në nyja pasi forcon zemrën dhe mushkëritë tuaja.
“Nga pikëpamja e përfitimeve shëndetësore, arritja e 150 minutave të aktivitetit aerobik çdo javë mund të sjellë një sërë përfitimesh shëndetësore duke përfshirë rrezik më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, rrezik më të ulët të sëmundjeve të arterieve koronare, sulmeve në tru, hipertension, diabeti i tipit 2 dhe nga kanceri. Mund të reduktojë ankthin, të reduktojë depresionin, ta përmirësojë gjumin. Mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit dhe llojet e tjera të demencës gjithashtu”, thotë Eby.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e eshtrave të grave teksa plaken.
Ekspertët rekomandojnë shtimin e aktiviteteve të tilla të paktën dy herë në javë – duke përdorur pesha, pajisje palestre – dhe të bëni ushtrime që përmirësojnë fleksibilitetin si joga ose zgjatje.
A ju duhen vërtet 10 mijë hapa në ditë?
Pothuajse të gjithë kanë dëgjuar për këtë qëllim ecjeje, i cili daton në një fushatë marketingu të viteve ‘60 në Japoni. Por, ekspertët theksojnë se ky është vetëm një udhëzues.
“Ne të gjithë kemi dëgjuar për 10 mijë hapa në ditë dhe kjo ishte një fushatë reklamuese e nisur në vitet ’60, që në njëfarë mënyre kishte pasur një fuqi të konsiderueshme qëndrimi pavarësisht se nuk ishte vërtet i bazuar në ndonjë shkencë të vërtetë”, shpjegon Eby.
Një amerikan mesatar ecën rreth 3 mijë deri në 4 mijë hapa në ditë.
Gjatë motit të keq njerëzit mund të ecin edhe në qendra tregtare dhe vende tjera të tilla.
Ecja me miqtë – përfshirë qentë – është një mënyrë për të qëndruar të motivuar.
Një tjetër gjë është të bashkohesh në një klub ecjeje, ka grupe që shfaqen në të gjitha Shtetet e Bashkuara që synojnë të ndihmojnë njerëzit të arrijnë qëllimet e tyre të ecjes.