Tahiri: Është tepër vështirë të luftohet një virus, kur brenda familjes s’ka kujdes!

Komuna e Vushtrrisë vazhdon të jetë vatra më e madhe në nivel vendi me  numrin e personave të infektuar me koronavirus.

Vetëm sot në këtë komunë sipas të dhënave  nga IKSHPK-ja, janë konfirmuar edhe 15 raste të reja, duke çuar kështu totalin në 159.

Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se prej tyre nëntë anëtarë janë të të njëjtës familje, një qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerët janë raste kontakti.

“Është tepër vështirë të luftohet një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga një i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste. Çdo masë e kemi marrë e do ta marrim për të mbrojtur shëndetin, por nëse nuk na ndihmoni e nuk ruhemi secili, kjo është e pamundur”, tha Tahiri.