Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se nëse qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë rekomandimet për përballjen me koronavirusin, atëherë mund të kufizohet sërish liria e lëvizjes.
Kështu deklaroi ai gjatë një vizitë që pati në kufirin Kosovë-Shqipëri, me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn.
“Nëse Instituti i Kombëtar e sheh që qytetarët nuk po i përfillin këto rekomandime do të ndërmerr masa më rigoroz deri ndoshta në përkufizime të ndryshme të lëvizjes ose të qarkullimit. Ketë e kemi për hir të ruajtës së shëndetit të qytetarëve”, ka thënë Ramadani.
Kujtojmë se ditëe të fundit në vendin tonë është shënuar ngritje e rasteve të prekura me koronavirus.
Dje në Kosovë janë identifikuar gjithsej 40 të infektuar, ndërsa para dy netësh 36.