Vushtrri, të infektuarit thonë se me Covid-19 u prekën gjatë vizitave për Bajram

Fshati Nedakoc të Komunë së Vushtrrisë vetëm mbrëmë i janë shtuar 15 raste të reja me Covid 19, nga gjithsej 24 sa u raportuan mbrëmë vetëm në ketë komunë.

Të gjitha këto raste po dalin të jenë raste kontakti.

Për T7 ka folur nëna e një prej të infektuarave në këtë fshat.

Ajo tregoi se djali i saj, virusin e kishte marr pas një vizite tek të afërmit, gjatë festës së Bajramit.

Ndërkohë, ajo vetë është në pritje të rezultateve të testimit për të dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Por ajo shton se gjendja e familjarëve të saj deri më tani është stabile.

E fakti se afër tyre jetojnë të infektuarit, po i shqetëson disa fqinjë.

Nuredin Gubetini, thotë se në fshatin e tij, janë dikur rreth 4 familje të  cilat janë prekur nga virusi.

Gubetini theksoi se e të infektuarit po qëndrojnë  të izoluar në shtëpitë e tyre.

Ndërkohe këto nuk janë rastet e vetme në Komunën e Vushtrrisë, pasi edhe fshatrat Novolan dhe Reznik po përballen me raste të reja.

Madje këtij qyteti gjatë të Shtunës iu shtuar edhe një viktimë.

Bëhet fjalë për një 71 vjecar.