Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar eliminimin e plotë të pengesave mes Kosovës dhe Shqipërisë, pas hapjes së plotë të kufirit mes dy vendeve.
Tahiri tha se po i kthehemi normalitetit dhe në të njëjtën kohë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës për çdo ditë, sa herë që të mblidhet, do ta marrë vendime që normalizojnë jetën e qytetarëve. Sikurse që do të vazhdojë edhe lufta për ta mposhtur plotësisht COVID-19”, ka shkruar Tahiri.
Ai në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar kthim të plotë në normalitet edhe për sektorin e gastronomisë.