Cilat janë vatrat potenciale me koronavirus në Kosovë?


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, po paralajmëron se mund të ketë sërish shpërthim të infeksionit Covid 19. Sipas tyre, komunat më me risk më të madh janë Prishtina, Fushë-Kosova e  Vushtrria. E në përkeqësimin e situatës mund të ndikoj relaksimi i masave por dhe pakujdesia e  qytetarëve për shëndetin.

Tri në Rrafshin e Kosovës e një në atë të Dukagjinit: Prishtina, Fushë Kosova, Vushtrria dhe Prizreni mund të jenë komunat më me risk për shpërthimin e vatrave të reja të infeksionit për koronavirus.

Kështu paralajmëroi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas këtij institucioni kjo po ndodh për shkak të relaksimit të maskave dhe pakujdesia e sjelljeve të qytetarëve.

Njëjtë vlerëson edhe Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu.

“Komuna atë që mundet me bërë është më inspektuar edhe me i gjobit po themi ata që nuk i respektojnë masat”, tha Shehu për Klan Kosovën.

Derisa edhe në kryeqytet druhen se situata mund të rëndohet më shumë se në fillim të pandemisë.

Edhe përkundër punës së pushteteve lokale dhe atyre qendrore karshi këtij armiku të padukshëm shifrat më të mëdha të rasteve aktive erdhën edhe pas rënies së numrave me Covid-19.