Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godasë presidentin Hashim Thaçi dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, Veseli e dëshiron këtë në mënyrë që t’i hapet rruga për kryeministër.
“Ai e di që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV, por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër”, ka shkrua Aliu në një postim në profilin e tij, në rrjetin social Facebook.