Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, tha se duhet të punohet shumë që të riparohen dëmet që janë shkaktuar nga Covid19.
“Kosova po lufton në disa fronte, siç është pandemia dhe aspekti politik”, tha Gërxhaliu në një intervistë për emisionin “Ekonomiks” në RTK.
Sipas tij për periudhën e pandemisë e cila tani veç se është pandemi ekonomike në Kosovë, duhet të kenë një plan të qartë që të kemi efekt pozitiv në ekonominë e Kosovës.
Gërxhaliu vlerësoi se vendet e rajonit po përgatiten për implementim të pakos së katërt, ndërsa Kosova ende nuk e ka kryer implementimin e pakos së parë.
“Duhet të punohet në sektorin privat, pasi që ai është katalizator i zhvillimit ekonomik”, tha ai.