Një grua është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht partnerin e saj me të cilin bashkëjeton.
Rasti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 21:00, në shtëpinë ku jetonin së bashku. Sipas raportit të Policisë, sulmi dyshohet se ka ndodhur për shkak të xhelozisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës.
E dyshuara është arrestuar dhe intervistuar nga Policia, por me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE/Gjakovë/ 24.10.2026-21:00. Dyshohet se viktima m/k derisa ka qenë në shtëpi për shkak të xhelozisë ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara f/k me të cilën është duke bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.