Në ditën e grumbullimit, ka ndryshuar lista e Shqipërisë për dy ndeshjet eliminatore të këtij muaji, ka njoftuar të hënën Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Në njoftimin e FSHF-së, bëhet e ditur se mbrojtësi Arlind Ajeti nuk do të jetë gati për duelet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
Ajeti ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit me Clujin dhe për këtë arsye nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho.
Ai ka pësuar dëmtim të muskulit të kofshës dhe së shpejti do ta nis rikuperimin, ndonëse ishte paraqitur në grumbullimin e Shqipërisë.
Në mungesë të Ajetit, trajneri Sylvinho ka vendosur që ta ftojë mbrojtësin Jon Mersinaj, i cili do të jetë pjesë e ekipit për duelet e këtij muajit në kuadër të “Euro 2024”.