Sulmoi gazetaren që po intervistonte imamin e xhamisë në Vushtrri, arrestohet


Një person është arrestuar të premten në Vushtrri për sulm.

Sipas Policisë, ai ka sulmuar një gazetare dhe kolegun e saj pasi ata po intervistonin imamin e xhamisë atje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.