Policia e Kosovës nga sot ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht. Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.
Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës. Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se njëjtë, mbrojtje e afërt, qysh dje i është vënë nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes, derisa gazeta online Reporteri.net ka siguruar fotografi të veturës policore e vënë sot gjatë gjithë ditës pranë zyrave të LDK-së. /Reporteri.net/