Neuer e vazhdon kontratën me Bayernin

Portieri gjerman Manuel Neuer e ka vazhduar kontratën me Bayern Muenchenin deri në verën e vitit 2023. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit të madh gjerman.

“Unë nuk kam dashur të marrë një vendim gjatë javëve të mbylljes nga pandemia e koronavirusit, pasi asnjëri nuk e dinte nëse dhe kur do të kthehet futbolli. Është me rëndësi për mua që të vazhdojë të punojë me trajnerin e portierëve Toni Tapaloviq. Tash kjo është zgjidhur, po shikoj në të ardhmen me një optimizëm të madh. Ndjehem shumë komod dhe në shtëpi këtu. FC Bayerni është një nga top-klubet e futbollit në Evropë”, ka thënë Neuer 34-vjeçar.