Rexhaj: Qeveria Kurti ndali ‘gjakderdhjen finanaciare’

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, tha se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti për këto ditë të qeverisjes ka bërë shumë punë të mira.

Sipas tij, nga shumë vendime të mira që i ka marrë qeveria janë ato edhe për shkarkime në bordet e ndërmarrjeve publike.

“Kjo qeveri përpos që e ka ndal “gjakderdhjen financiare”, e ka anuluar edhe vendimin që shpëtoi miliona euro buxhetit të shtettit që ishin paraparë për të ia dhënë Bektel-Enkës”, tha ai sot në një intervistë për RTK.

Rexhaj vlerësoi se ata nuk po emërojnë në borde militantë të VV-së. “Ne i kemi hyrë në hak anëtarëve të VV-,së që nuk janë emëruar në bordet e ndërmarrjeve publike. Ky është mendimi im personal. Qeveria Kurti është model”, theksoi Rexhaj.