Dashi-Ndodhitë e fundit ju kanë lejuar të afirmoni veten në punë dhe në një mënyrë më të përgjithshme, të çimentoni disa aspekte të personalitetit tuaj. Tani do të konsolidoni gjërat. Është sikur e keni konceptuar një produkt, e keni krijuar dhe tani më në fund jeni gati për ta hedhur në treg. Kjo do sjellë mjaft fitime të mira për ju.
Demi-Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Sa i përket punës, kini durim. Ndryshimet do të vijnë muajin e ardhshëm.
Binjakët-Do të inkurajoheni dhe do ta lini veten të lirë. Romanca dhe çështjet e dashurisë janë shumë në tension sot, kështu që nuk duhet të humbisni sidomos pjesën e pasdites. Nëse ia keni vënë sytë një personi të veçantë atëherë planifikoni që të “sulmoni” sot. Keni mundësinë më të mirë.
Gaforrja-Lërini të tjerët që të thonë fjalën e fundit sot, sidomos në punë ku kolegët do të kenë më shumë argumente nga zakonisht. Mos e shpenzoni kohën e çmuar dhe energjinë në situata të parëndësishme.
Luani-Përpiquni të mos i lini emocionet t’ju udhëheqin këtë fundjavë dhe ditët e para të javës që vjen, pasi nëse humbni kontrollin mund të keni pasoja për shumë kohë. Qetësohuni.
Virgjëresha-Disa sekrete janë më të lehta për t’u mbajtur sesa të tjerat. Ato që përfshijnë të lënduarit dikë që keni përzemër për shembull, nuk e keni të vështirë t’i mbani për vete. Bëni kujdes, pasi ndonjëherë, sado e vështirë e vërteta është e nevojshme.
Peshorja-Urani dhe Plutoni do t’ju ndihmojnë që ta kaloni mirë ditën e sotme edhe pse keni disa kundërshtarë të tjerë yjorë. Ditë e mirë për të përfunduar disa negociata të lëna përgjysmë. Në sferën sentimentale do keni dëshira të reja.
Akrepi-Me konfigurimin e sotëm qiellor, universi juaj emocional do të shkëlqejë sërish me energji pozitive. Do të takoni më shumë njerëz dhe takimet tuaja ka të ngjarë të jenë më të thella. Javët e ardhshme janë mjaft premtuese për ju. Muzika do të jetë në çelësin e kënaqësisë dhe sensualitetit. Lëreni muzikën të mbushë shqisat tuaja!
Shigjetari-Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomta dhe jo aq të komplikuara, por kohët e fundit keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme. Hëna është në anën e kundërt, ndaj mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin/partneren tuaj.
Bricjapi-Nuk ka kohë si e tashmja për të bërë ndryshime dhe për të qenë të sinqertë ndryshimi është gjëja e vetme që mund të jemi të sigurtë. Energjia e ditës ju nxit që të ecni përpara.
Ujori-Mos u mundoni më shumë seç duhet për t’u treguar të tjerëve se çfarë jeni në gjendje të bëni. Nëse deri më tani nuk e kanë marrë vesh ende, nuk kanë për ta kuptuar kurrë.
Peshqit-Nëse kërkoni më të mirën nga vetja, ditët në vijim do ta merrni. Ditët e mira vetëm do të përmirësohen dhe buzëqeshja do të bëhet pjesë e pandarë e juaja.