Rrëfimi i Gani Gërmisë përlot studion dhe banorët

Banori i spektaklit televiziv “BBVK2”, Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia, së fundmi ka ndarë me të tjerët historinë e tij të dhimbshme familjare.

Ai foli për vëllanë e tij të ndjerë, i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar, pasi vuante nga një sëmundje.

Kjo temë u diskutua edhe sot në “Prime”.

“Kërkoj falje nëse ju kam mërzit, ju falenderoj secilin për çdo fjale. Shpresoj që amanetin e tij ta dërgoj në vend”, tha Gani Gërmia.

Ndërsa opnionisti Bledi Mane i dha kurajo atij.

“Ndjehu krenar për vëllaun tënd, ai është në parajsë, ai të shikon nga lart, kur ti qesh ai të shikon, kur ti qan të shikon, ai pret që t’i dashurohesh brenda asaj shtëpie” , tha Bledi Mane.

Nga ky rrëfim u prekën të gjithë në shtëpi edhe Jonida u pa me lot në sy.