Vdes biznesmeni Lulzim Kryeziu

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka konfirmuar se ka biznesmeni, Lulzim Kryeziu ka vdekur, shkruan Gazeta Stop. 

Të njëjtit e kanë kujtuar përmes një shkrimin në Facebook duke shkruar “Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latifi Kryeziu”.

“Pse na Ike kaq herët!Prehu në paq . AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si Shell brend ndërkombëtar“, thuhet në njoftimin e tyre.


Afaristi Lulzim Kryeziu dyshohet se ka bërë vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës, raporton Paparaci.

Kryeziu, pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’, dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer në një objekt biznesi familjar.

Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten, raporton Paparaci.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Zëdhënësi policor tha se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia tha se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.