Një i vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i një ngjarje tragjike që ka ndodhur sot në Vushtrri.
Lidhur me gjendjen e të plagosurve kanë folur nga Qendra Emergjente.
Drejtori Naser Syla tha për Klankosova.tv se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
“Njëri nga ta është në gjendje stabile, tjetri në gjendje shumë të rëndë”, tha Syla për Klankosova.tv
Për Klankosova.tv ka folur edhe drejtoresha e Spitalit të Vushtrrisë Shefkije Shatri.
“Në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” janë sjellë nga një automjet privat tre persona të plagosur , njëri prej tyre rëndë. Pas ekzaminimit nga mjeku kujdestar janë transferuar në QKUK”, tha ajo.
“Po, njëri nga ta është konstatuar si i vdekur për çka janë njoftuar organet gjegjëse dhe tanimë po vazhdojnë procedurat e bashkëpunimit me hetuesinë dhe prokurorin e rastit. Për informacione me të detajuara mund të ofroi prokuroria dhe Qendra Emergjente në Prishtinë”, deklaroi Shatri .