Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të protestojë para Qeverisë.
Kjo protestë është thirrur për të shprehur pakënaqësitë me shtesat e rrezikshmërisë, pagën, por edhe shtesat e tjera.
Protesta e NJSI do të mbahet, sipas kërkesës, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke nisur nga ora 12:00.