Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell, dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius,” thotë Instituti Meteorologjik i Kosovës.
Në Dragash do të jetë temperatura më e ulët, 7 gradë Celsius, ndërkaq në Prizren, Gjakovë, Kamenicë dhe Malishevë ato më të lartat, 25 gradë Celsius.